Bajqinovci thotë se skandalet e fundit janë grabitje e paarmatosur ndaj shtetit nga kjo qeveri

Aktuale

Bajqinovci thotë se skandalet e fundit janë grabitje e paarmatosur ndaj shtetit nga kjo qeveri

Nga: A.Z Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:04
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me skandalet e fundit. Përmes një postimi në Facebook e ka quajtur grabitje të paarmatosur ndaj shtetit nga kjo qeveri.

Më tej ka shtuar se sa më shumë vidhet dhe keqpërderdoret pushteti nga klane qe e udhëheqin këtë qeveri aq më shume forcohet mendja e kriminalizuar për ndërrimin e pushtetve.

Postimi i plotë:

Grabitja e paarmatosur ndaj shtetit nga kjo qeveri.
Sa më shumë krim e korrupsion brenda kësaj qeverie, e bën më legjitime ndërrimin aktereve  politik të partive korruptive në pushtet në ushtrimin e funksioneve tjera politike.

Pra, sa më shumë vidhet dhe sa më shumë keqpërdoret pushteti shtetëror nga klane që e udhëheqin këtë qeveri, aq më shumë forcohet mendja e kriminalizuar për ndërrim të pushteteve në mes këtyre partive që në fakt nënkupton vjedhjen e të mirave publike nga njerëz të njëjtë por në digastere të ndryshme.
Kështu krimi do rë rritet ndërsa sistemi i drejtësisë do të jetë i padukshëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat