2 Milionëshi: Çfarë do të ndodhë pas dorëzimit të Kadri Shalës në Polici?

Aktuale

2 Milionëshi: Çfarë do të ndodhë pas dorëzimit të Kadri Shalës në Polici?

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:46
Kadri Shala

Kadri Shala ka paralajmëruar vetëdorëzimin në Polici, kjo e fundit ka sekuestruar tri vetura të dyshuara.

“2 milionëshi” i vjedhur nga thesari i shtetit, po vazhdon të mbetet kryetemë në Kosovë.

Nga ky skandal, deri më tani është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, ndërsa  dhjetëra të tjerë janë duke u hetuar.

Lexo Edhe:

Zhvillime të reja, tensionet Greqi-Turqi në kulm

E gjatë së shtunës, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura.

Këto vetura u sekuestruan gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës zhvilloi rreth orës 21:00 në Drenas.

Po në të njejtën ditë, u lajmërua për herë të parë, edhe vetë Kadri Shala.

Me anë të një letre të dërguar nga vëllau i tij, në redaksinë e Gazetës Express, dhe televizionit 7, Shala ka treguar se kur dhe si i ka marrë paratë.

Paratë që u vodhën nga Thesari i Shtetit, dyshohet që janë shpërndarë në dhjetëra llogari.

Shala ka treguar, që një gjë të tillë e ka bërë për shlyrje të obligimeve që ky ka pasur ndaj pesonave fizik e juridik.

Ndonëse, Policia e Kosovës, ende nuk e ka arrestuar, ky thotë që brenda 2-3 ditësh do të vetëdorëzohet, pasi që momentalisht gjendet jashtë shtetit.

E një vetëdorëzim i Shalës, sipas juristëve, mund të dërgoj deri në zbardhjen e të gjithë rastit.

Beqiri tregon se cka mund të ndodh tutje me personat që kanë përiftuar nga këto para.

Skandali i vjedhjes së 2.1 milionë euro ndodhi më 21 tetor, për një periudhë prej 8 minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat