Bahtiri akuzohet se nuk po respekton vendimet e Kuvendit

Aktuale

Bahtiri akuzohet se nuk po respekton vendimet e Kuvendit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:53
Agim Bahtiri

Madje edhe pse ka kaluar afati ligjor 15 ditor që vendimi të hyjë në fuqi, pasi i është dërguar Ministrisë së Pushtetit Lokal e asaj të Tregtisë dhe Industrisë për vlerësim.

Megjithatë, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, thotë se derisa të kenë përgjigje, nuk do t’i lejojnë bizneset të punojnë.

”Derisa të kthehet përgjigja për ligjshmëri, vendimi i Kuvendit Komunal nuk mund të zbatohet”, deklaron Ademi.

Ndërsa opozitarët vlerësojnë se komuna po përdorë pushtetin për ta mbajtur pezull vendimin e asamblistëve. Andaj kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi nga LDK, paralajmëron masa.

”Do të dorëzojmë kallëzim tek Ministria e Pushtetit Lokal që ta informojmë se kryetari i komunës dhe ekzekutivi nuk janë duke e respektuar vendimin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës”, shprehet Kamberi.

Kurse Valon Brahimi i PDK-së thotë se dhjetëra persona kanë humbur punën ngase bizneset nuk punuan të dielave, ndërsa thotë që pushteti po jep shembull të keq.

”Me anë të kësaj praktike po rrezikohet që precedane të tilla të mos respektohen kurdo që pushtetit nuk i konvenon për realizimin e agjendave të tyre politike”.

Opozitën e bashkuar rreth këtij qëndrimi po e kritikon drejtori Ademi që arsyetohet se po i mbrojnë të drejtat e punëtorëve.

”Interesi i oligarkëve për disa euro më shumë nuk guxon me e prishë rehatinë e secilës familje”, thotë ai.

Ndryshe,  mësohet se kryetari Agim Bahtiri ka urdhëruar heqjen e vendimit për lejim të punës të dielave, nga web-faqja e komunës, ani se kishte qenë i publikuar më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat