Ish anëtari i LDK-së i reagon Lutfi Hazirit për Isa Mustafën: Si mund të bëhet president plaqkitësi i 3%- shit...

Aktuale

Ish anëtari i LDK-së i reagon Lutfi Hazirit për Isa Mustafën: Si mund të bëhet president plaqkitësi i 3%- shit...

Nga: D.RR Më: 25 tetor 2020 Në ora: 21:33
Lutfi Haziri dhe Isa Mustafa

Ish kryetari i LDK-së në Viti, Shaip Shala në një postim në Facebook i ka reaguar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit tha se do ta dëshironte Isa Mustafën për president të Kosovës.

Shala thotë  se i kundërvihet Hazirit, siç shkruan ai, me argumente.

Ai thotë se Mustafa ishte plaqkitës i 3%- shit, bashkëpuntor i Rrahman Morinës, i korruptuar e disa akuzua tjera, të cilat i ka thënë publikisht në Facebook.

Postimi i tij i plotë:                                                                               

Hallall i bëj Lutfi Hazirit, nëse i argumenton objektivisht propozimet që Isa Mustafa të jetë president i shtetit! E unë i kundërvihem me argumente pse nuk mund të bëhet president: plaqkitës i 3%- shit, bashkëpuntor i Rrahman Morinës, i korruptuar, mashtrues, hipokrit dhe servil prej akademikut, dhe jo unifikues, makiavelist i paskrupullt. Argumente mund t’i shtoj ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat