“Nënkryetar, kryeparlamentar, kryediplomat”, Glauk Konjufca: Thash t’i kryj për disa muaj të gjitha

Aktuale

“Nënkryetar, kryeparlamentar, kryediplomat”, Glauk Konjufca: Thash t’i kryj për disa muaj të gjitha

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:38
Glauk Konjufca

Brenda muajit shkurt e mars në fillim të këtij viti, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i ndërroi dy herë pozitat në Qeverinë Kurti, ku fillimisht shërbeu si kryeparlamentar e më pas si ministër i Punëve të Jashtme. Për këtë, ai është pyetur në një intervistë së fundi, në të cilën është përgjigjur me sarkazëm.

Në një intervistë të realizuar për mediumin maqedonas “News Tv”, Glauk Konjufca është pyetur edhe për pozitat që mbajti për ato ditë sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje vendosi të përgjigjet me shaka ndaj kësaj pyetje.

“Thash që t’i kryj për disa muaj të gjitha”, ka thënë Konjufca në këtë intervistë.

Ndryshe, Konjufca fillimisht mori pozitën e kryeparlamentarit pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, por që të njëjtën nuk e mbajti për një kohë shumë të gjatë.

Me formimin e koalicionit VV-LDK, kryetare e Kuvendit u bë Vjosa Osmani, teksa Konjufca këtë herë mbajti pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti, pas mocionit të nisur pikërisht nga LDK, Kuvendi i Kosovës votoi më 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat