Reagon profesori nga Amerika: Të vidhet Thesari i shtetit pa e shkrepë asnjë plumb do të thotë…

Aktuale

Reagon profesori nga Amerika: Të vidhet Thesari i shtetit pa e shkrepë asnjë plumb do të thotë…

Nga: M.H Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Opinonisti dhe profesori Binak Maxharraj përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me me vjedhjen e Thesarit të shtetit më 9 tetor të 2020.

Maxharraj tregon një historik të shkurtur në lidhje me komplotet e tjera që kanë ndodhur në vendin tonë, duke cekur 5 raste të tilla, transmeton “Bota sot”.

Sipas Maxharraj të gjitha këto komplote janë të organizuara nga politiaknë dhe njerëz të fuqishëm sepse në rastin e fundit që dolën emrat e tre personave, Labinot Gruda i PDK, Kadri e Valon Shala të Nismes, ata nuk do të kishin pasur mundësi që pa ndihmen e personave më të fuqishëm të bëjnë këtë plaçiktje.

Opinonsti shprehët që prapa kësaj vjedhje të thesarit qëndron PAN dhe se ajo që është më interesante sipas tij është heshtja e Ministrisë së Infrastrukturës e cila nuk ka vrejtur që Thesari i shtetit është duke u vjedhur duke vë në dyshim që edhe ajo mund të jetë e lidhur më këtë plaçktije.

“Të vidhet Thesari i shtetit pa e shkrepë asnjë plumb do të thotë se pas kësaj qëndrojnë njerëz të fuqishëm, politikan dhe liderë,të cilët duhet të zbulohen dhe të kapen për ta shpëtuar shtetin nga vetë “drejtuesit e shtetit”, përfundon shkrimin profesori.

Postimi i plotë

Komploti terroristë mbi qeverinë e Kosovës

-Komploti terrorist mbi qeverinë Hoti mund të jetë akt i PAN-it, sepse akterët e kryerjes së këtij akti të shëmtuar dolën të ishin të PDK-së dhe NISME-s. -A funksionoi zingjiri i sigurisë shtetërore,apo dështoi,kur dihet se sulmi në Thesarin e shtetit ndodhi më 9 tetor 2020. Kurse u bë publike vetëm pas 10 ditësh. Gjatë kësaj hapësire kohore ata patën kohë të mjafteshme që parat e vjedhura të i shpërndajnë në mbi 17 kompani dhe individ tjerë,por edhe një shum të madhe e transferuan jashtë. Por edhe një shum e madhe mbi 1 milion euro u dhanë në emer të projektëve të Ministrisë së Infrastrukturës në emër të "rehabilitimit të rrugëve”. Si është e mundur që për të gjitha këto operacione pas vjedhjës të mos e di shteti dhe ti parandalon. Ku ishte AKI hetuesia, prokuroria, policia që u zunë në gjumë për afër se 10 ditë të tëra. Pse po heshtë Ministria e infrastrukturës pasiçë komplotiste i paskan nda mbi 1 milionë euro për siç thonë, “në rehabilitimin e rrugëve”, a ka gisht, a ka dorë në këtë punë të pistë edhe kjo ministri,e cila po heshtë,por e cila edhe nuk po hetohet nga organet e hetuesisë. Por, më e rëndësishme është të zbulohet së kush qëndron pas këtij komploti terrorist që e sulmuan Thesarin e shtetit në pikë të dritës. Sulmuesit nuk ishin vetëm, me siguri e kanë pas mbështetjen e fortë ndaj dikujt.

1. Kosova është bërë arenë e aferave, skandalëve, komplotëve dhe e krimit të organizuar. Shteti i Kosovës qe 20 vjet në liri as se si ta merrë vehtën te mëkambët,as se si ta gëzoi lirin e fituar ne luftë,as se si të këtë një zhvillim ne dobi te mirëqenjës ekonomike për qytetarët. Qe 20 vjet Kosova e gjorë është bërë arenë e skandalëve,aferave,krimit të organizuar nga ana mafive të ndryshme politike dhe ekonomike të cilat e kanë kap shtetin për fyti deri në plasje. Qe 20 vjetë nuk dëgjojmë ndonjë lajmë të mirë për Kosovën dhe popullatën e saj përveç keqpëdorimëve vjedhjëve, hajnive dhe plaçkitjeve nga ana e atyre që e kanë kapë shtetin me dhunë. Këta plaçkitës,këta hajdut janë nga të gjitha partitë politike në Kosovë, por këtu prijnë PDK të cilët në emër të luftës për tu pasuruar pa meritë janë në gjendje të bëjnë çdo gjë,bile edhe të vrasin kundërshtarët e tyre. Nuk janë fortë largë nga PDK edhe AAK,Nisma por edhe LDK sillet aty pari. Për shkak të të gjitha këtyre hajnive, vjedhjëve dhe keqpërdorimëve shteti është rrëzuar në gjunjë,e ka humbë imazhin në botë, ku çdo raport i progresit,qoftë ai që vjen nga Amerika, Evropa apo gjetiu na akuzojnë për keqpërdorim dhe korrupsion i cili nuk luftohet fare,sidomos në nivelët e larta ku gjendet edhe koka e krimit të organizuar. Nuk luftohet sepse kemi qe 20 vite prokurori dhe gjyqësi të kapur nga mafiozet, nga strukturat e korruptuara politike të cilat ia zënë frymën veprimit të lirshëm të drejtesisë në Kosovë.

2. Komplotistët e sulmuan qeverinë e Kosovës mu në zemrën e saj, në polici duke vjedhur çdo gjë në dhomën e dëshmive, dokumete, ari, florinjë, etj. Nuk luftohen krimet ekonimike por as krimet e të vrarëve gjatë dhe pas luftës të cilët u vranë për kundërshtime politike të cilëve as eshtrat nuk u gjenden. Nuk luftohet as korrupsioni anipse vendi është i mbushur përplotë më këso aferash.U vodhë dhoma e dëshmisë në Prishtinë mu në zemrën e policisë së Kosovës vite më parë,si dhe ajo e ngjajshme në Pejë për çka nuk është bërë asnjë hetim serioz në zbulimin e aktorëve të vjedhjës së dëshmive,pastaj afera me qytetarët turq të cilët në pikë të dritës u kidnapua duke u dëbuar për në Turqi si gulenist,si dhe shumë afera e skandale tjera në dëme të shtetit të cilat rrinë të fjetura ne sirtarët e drejtësisë sepse nuk guxojnë të i nxjerrin për t'i hetuar,pos disa rasteve minore.

3. Afera “Toka”, ku humbën me mijëra dhe qindra hektar tokë Kosove,sikur ajo të ishte e dreqit dhe jo e shtetit të Kosovës, ku një ari shitej për një euro. A si thonë kësaj hajni ndër duar,ndër tavolinë?! Por,këto ditë doli edhe afera “Toka” ku janë përfshi figura të larta politike duke e blerë falas me qindra e mija hektar tokë gati në stilin 1 ari 1 euro,pra aq sa kushton një byrek.Kjo është e turpshme,e tmershme,skandaloze që në këtë mënyrë të përverësohet gati falas pasuria shtetërore. Ndodhin këto dhe asgjë askujtë?! Asnjë hetim,asnjë kërkim sikur toka e Kosovës të ishte tokë dreqi e jo e shtetit?!

4. Komploti terrorist i këtyre ditëve duke e sulmuar Thesarin e shtetit?! Por kjo e fundit e këtyre diteve që doli kur hajdutët bënë aktin më barbarë terroristë duke e sulmuar qeverinë e Kosovës, përkatësisht Thesarin e shtetit duke i vjedhë hiq më pak se mbi 2 milionë euro,duke e vjedhë pasurinë e shtetit,taksat e tatimpaguesëve,djersën e punëtorve,duke e vjedhë buxhetin e shtetit,duke e vu ne pyetje edhe vet sigurin e shtetit edhe ashtu të brishtë. Si është e mundur që kjo të ndodhë?! Është shumë e qartë kur kemi një shtet të brishtë,të pasigurtë ku pushtetarët tanë më shumë kujdesen për vjedhjën e shtetit se për mbrojtjen e tij,ku siguria është e brishtë në çdo cep dhe segment të shtetit,ku pushtetarët më shumë sillen rreth mullarit të vetë, rrethe vallës së krimit të organizuar dhe korrupsionit atëhere është e kuptueshme se hajduat nuk rrinë gafil,sepse në këtë tollovi,në këtë rrëmuje shtetërore edhe ata e kërkojnë hisen e vet dhe e gjetën bash aty ku është Thesari i shtetit duke e sulmuar në mënyrë më brutale, më barbare dhe duke e transferuar thesarin mbi 2 milion euro në një kompani private LDA Group shpk në Llapushnik të Drenasit pastaj këto para duke i transferuar jashtë bash si në filmat horror.Kjo i la hije te keqe Drenicës së Shaban Polluzhës, Azem e Shore Galicës, kjo i la hije të keqe Drenices së Adem Jasharit i cili e flijoi gati krejt familjën për të ardhë te liria,për të mos na ndodhin gjëra të këqija.U identifikuan edhe hajnat,terroristër që i sulmuan financat arkën e shtetit siç janë Labinot Gruda i PDK,Kadri e Valon Shala të Nismes pra nga kazani i pronto mafisë dhe mafiozve të PAN-it. Shtohet pyetja si është e mundur që një skandal i këtillë terrorist mbi shtetin tonë të heshtë kaq gjatë?!. Sulmi u kry me 9 tetor kurse zbardhja e krimit u zbulua,u bë publike pas 10 ditësh. Distancë e mjaftueshme që komplotistët,sulmuset e shtetit të rahatojnë prenë e tyre pa i penguar askush.Ata pjesën më të madhe nga”pasuria”e tyre e vjedhur e të deponuar fillimisht na llogarin e LDA Group me seli në Llapushnik të Drenasit duke e shpërndaë në hiç me pak se në 17 xhirollogari tjera në kompanitë vendore, por edhe duke transferuar jashtë parat e vjedhura. Por është edhe më shumë interesant se si komplotistët u bënë “zemer mirë” që me parat e vjedhura nga shteti t'i ndihmojnë shtetit nga i cili e vodhën Thesarin e tij. Skandaloze apo jo?! Sepse komplotistët, terroristë e hajnisë financiare,të Thesarit të shtetit u kujdesën edhe për”rehabilitimin e rrugëve të Kosovës”duke ndarë gjoja për këtë qëllil në projektet rrugore që ishin nën përkujdesjen e Ministrisë së Infrastrukturës gati 1 milion euro. Si mësuan se këto projekte rrugore janë nën përkujdesjën e kësaj ministrie që u treguan aq dashamirës.

5. Komplotistët i’a lanë Minstrisë së Infrastrukturës “kopilin” te dera?! A mos vallë pati ndonjë lidhje midis kësaj hajnie dhe Ministrisë së Infrastrukturës?! Këtë po e themë me plotë të drejtë sepse anipse komplotistët ndanë shuma të mëdha për siç thonë për “rehabilitimin e rrugëve te Kosovës”,si nuk vrejti kjo Ministri që po derdhen parat në këto projekte rrugore. Apo heshti me qëllim.Si është e mundur që pas zbulimit të përkujdesjes”rrugore”nga komplotistët të mos ketë asnjë hetim ndaj kësaj ministrie.Edhe aq më keq pse kjo Ministri po heshtë pasiçë komplotistët ia lanë “kopilin” te dera. Dhe krejt në fund në dukje të parë këta komplotist,këta hajna të shtetit,duken si njerëz të vegjël të pa rëndësishëm,njerëz pa peshë të madhe politike. Por,drejtësia duhet të zbulojë se në këtë plaçkitje nuk janë vetëm këta aktorë kryesor,nuk janë vetam kryes të veprëa penale, por ajo më e rëndësishme që duhet të zbulohet janë aktorër e komplotit terrorist,tëzbulohet se kush qëndrom pas tyre,cila është ajo forcë,ajo mafi politike apo grupe të forta kriminele duke e sulmuar thesarin e shtetit. Të hetohet dhe zbulohet cila është ajo fuqi,apo ai grup krimninlësh mafioz,apo edhe mund të jetë edhe ndonjë kriminel apo mafioz i fuqishëm që qandron pas këtij akti terrorist në arkën e shtetit. Nuk kanë mujt që këta tre veta të bëjnë në krye na vetë këtë akt të shëmtuar terrorist financiar qe ja qiti faqen e zezë shtetit në botë.Kjo duhet të jetë një rremujë e madhe e komplotistëve të nivelëve e të ndryshme shtetërore. Duhet të zbulohen siç thuhet peshqitë e mëdhënjë liderët politik mafioz të cilët qëndrojnë kësaj vepre makabre. Pa zbardhjen e tyre vështirë se do të del e vërteta ndonjëherë sikurse nuk doli e as që u zbulua afera e vjedhjes së dëshmive në zemrën e policisë së Kosovës në Prishtinë dhe asaj në Pejë sepse e kemi e një prokuri dhe gjyqësi të kapur nga grupet e ndryshme kriminele të krimit të organizuar të cilat edhe do mund të jenë të përziera në këtë aferë. Në këto kushte të sotit me një hetuesi, gjyqësi të kapur nga grupe mafioze politike që interesin nuk e kanë në mbrojtjën e shtetit por të kapitalit të tyre të vjedhur një gjë e tillë është vështirë të zbardhet deri në fund, do mbesin shumë mistere të pa zbuluara deri në fund. Është e udhesë që të formohet një komision i pavarur, bile pse jo edhe parlamentare, ku do të futen edhe njerëz me integritet nga të gjitha segmentet shoqërore por edhe nga shoqëria civilëe që të zbardhet kjo afer, kjo hajni e shekullit sepse u bëmë përralla e botës, të vidhet Thesari i shtetit pa e shkrepë asnjë plumb do të thotë se pas kësaj qëndrojnë njerëz të fuqishëm, politikan dhe liderë,të cilët duhet të zbulohen dhe të kapen për ta shpëtuar shtetin nga vetë “drejtuesit e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat