Ahmet Shala tregon se a u shit 1 ari tokë për 1 euro

Aktuale

Ahmet Shala tregon se a u shit 1 ari tokë për 1 euro

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 08:22
Pamje nga mbledhja e Komisionit

(E plotësuar) - Sa i përket shitjes së tokave me çmim të lirë, ish ministri Ahmeti Shala ka thënë se Bordi i AKP-së ka pasur të drejtë edhe mos t’i shes fare pronat me ato çmime.

“Për çmimin kaq të ulët të tokave ka pasur gjithmonë të drejtën Bordi edhe mos t’i shes këto toka me çmime të ulëta”, tha ai.

Këto komente Shala i bëri gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Duke folur për shitjen e tokave me çmim 1 euro për 1 ari, sipas Shalës ka mund të ndodhë vetëm nëse një investitor serioz ndërkombëtar premton një investim të madh dhe punësim në atë pronë.

“Ta zëmë nëse kishte ardhur një kompani e madhe siç është “Siemens”, ka mundur t’i ofrohet prona falë”, tha ai.

Deputeti Hekuran Murati ngriti çështjen e privatizimit të fabrikës së Tubave në Ferizaj, që sipas tij ka qenë Arian Hasani i cili nuk i ka përmbushur kriteret për privatizimin e kësaj fabrike.

Murati përmendi edhe procesin gjyqësor të kësaj fabrike.

Ndërsa, Shala për këtë tha se kjo pyetje është mjaft e thellë, dhe për këtë duhet pyetur ish zyrtarin juridik në AKM dhe ish-kryetarin e Bordit në atë kohë.

Derisa tha se nuk i kujtohet se ka qenë apo jo në mbledhjen kur është shitur fabrika e Tubave.

Procesi i privatizimit të Grand hotel, tha se ka qenë sikur çdo proces tjetër me Spin off special.

“Ka qenë rasti më i përfolur për Grandin”, tha ai.

Edhe për procesin e privatizimit të fabrikës Feronikel, Shala nuk mori përgjegjësi.

Deputetët po ashtu shprehen interesimin edhe për tentim privatizimin e Telekomit të Kosovës.

Shala tha se ka dështuar procesi i privatizimit të Telekomit me fanin e politikës në parlament.

Në pyetjen e deputetëve, ish-ministri Shala ka mohuar të ketë qenë anëtarë i PDK-së.

Deputetët pas dy orë intervistimi me Shalën, morën 10 minuat pauzë për ajrosjen e sallës.

***

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar sot Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM.

Shala është pyetur për çmimin e shitjes së pronave nga AKM-ja dhe diskutimi që është bërë rreth tyre.

“Ne nuk kemi pasur përvojë në modele të privatizimit, por kemi pasur fatin që i kemi pasur ekspertët më të mirë amerikan dhe evropian. Kjo është diskutuar edhe në atë kohë. Ata nuk kanë vendosur çmim. Është debatuar me të drejtë çmimi aq i ulët i pronave e sidomos ai i tokave bujqësore. Bordi i AKM-së ka pasur të drejtë që të angazhojë një hulumtues se a është i njëjti çmim edhe në treg apo jo. Kjo ka ndodhur para nënshkrimit të kontratave”, ka thënë ai.

Para anëtarëve të Komisionit ai deklaroi se për këto çështje po flet vetëm për sa i përket viteve sa edhe ai ishte pjesë e AKM-së.

 

​Shala: Nuk janë të shkatërruara dokumentet e privatizimit, ato janë të ruajtura në arkivat elektronike

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuat sot Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM.
Para anëtarëve të Komisionit, Shala theksoi se ka qenë për plotë 7 vite në pozitën e zëvendësdrejtorit në AKM.

“Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit gjatë periudhës korrik të viti 2002 dhe unë e kam përfunduar dhjetor të vitit 2007. Unë kam qenë i punësuar me konkurs të hapur dhe jam përzgjedhur në këtë detyrë si njëri ndër zëvendësdrejtorit. Të gjithë të punësuarit në atë kohë janë paguar nga Bashkimi Evropian“, ka thënë Shala.

Ndër të tjera ai theksoi se ai në këtë institucion është punësuar me konkurs she se ka qenë i përzgjedhur nga ndërkombëtarët.

Image

“Unë jam kualifikuar dhe kam punuar edhe ai staf ndërkombëtar dhe të gjitha të drejtat që i kanë pasur ata i kam pasur edhe unë. Kualifikimi im ka qenë më i lartë sesa i disa ndërkombëtarëve që kanë qenë aty. Sigurisht që nëse do të isha si staf vendor do ta kisha pagën më të vogël“, ka pohuar Shala.

Ish-zëvendësdrejtori i AKM-së, deklaroi d edhe procesi i privatizimit ka vend për kritika qoftë edhe për modelin e përzgjedhur për privatizim.

“Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara dhe asnjëra nuk e arrin objektivin për të cilin është dizajnuar. Modeli i përzgjedhjes nga Qeveria, BE dhe UNMIK i është përshtatur rrethanave dhe si i tillë nuk e ka arritur objektivin e zhvillimit ekonomik që nuk ka arritur që t’i mbajë në rezervë mjetet që janë mbledhur. Kjo mund të debatohet. Ata që e kanë dizajnuar kanë qenë përgjegjës për Kosovën dhe ne kemi arritur në një model që e ka zhbllokuar këtë proces”, ka deklaruar Shala, raporton tutje .

Megjithatë Shala beson se ky proces ndër vite ka qenë transparent dhe ku nuk ka pasur mundësi për manipulime.

“Ky proces ka qenë më transparent dhe s’ka pasur mundësi që të manipulohet. Të paktën unë po flas për periudhën sa kam qenë vet aty. Kjo falë edhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe modelit të përzgjedhur”, ka thënë ai.

Ahmet Shala ishte ministër i Financave dhe Ekonomisë përgjatë viteve 2008-2011. Si ministër atëkohë Shala ishte përgjegjës për buxhetin, thesarin, mbledhjen e të hyrave si dhe për politikat ekonomike e fiskale në Kosovë.

***

Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara, asnjë nuk mbërrin objektivat për zhvillimin e ekonomik, për hir të mbajtës rezervë të fondit nga privatizimi.

Kështu ka thënë Ahmet Shala, ish-zëvendës drejtor menaxhues në AKM gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Ish ministri Shala gjatë periudhës 2002-2007 sa ka qenë në AKM bëri të ditur të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara elektronikisht dhe të ruajtura në arkivat elektronike të Unionit Evropian.

“Sa i përket djegies së dokumenteve të privatizimit nuk bën ndonjë shqetësim, pasi ato janë të ruajtura në arkivat elektronike të Unionit Evropian. Kështu që AKP dhe kush do tjetër që janë të interesuar do duhej të kërkonin të dhënat. Nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, tha Shala.

Për këtë deputeti Sejdi Hoxha, tha se kjo përbën lajm për të gjithë qytetarët dhe institucionet që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit, edhe pse ato janë djegur në vitin 2008.

***

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ky komisioni do të mblidhet në ora 11:00 ku do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve.

Dëshmi para deputetëve të këtij komisioni do të jap ekipa vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë.

Po ashtu edhe mjekja e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vlora Hasimja do të jap dëshminë e saj si dhe infermierja Lume Sopjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat