Ish-diplomati, akademikëve shqiptarë: Merrni shembull nga ata grekë e serbë, ja pse Shqipërisë po i tkurren kufijtë

Aktuale

Ish-diplomati, akademikëve shqiptarë: Merrni shembull nga ata grekë e serbë, ja pse Shqipërisë po i tkurren kufijtë

Nga: A.Zh Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:13
Shaban Murati

Ish-diplomati Shaban Murati, ka thënë se Shqipërisë i janë tkurrur dhe po i tkurren kufijtë, për shkak se akademikët kanë mbrojtur qëndrimin antikombëtar të partisë së tyre dhe jo interesin e Shqipërisë.

Ai ka pyetur se pse nuk merren shembull nga akademikët e Serbisë dhe të Greqisë, të cilët kanë vendosur atdheun mbi partitë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij në Facebook:

Këshilla për miqtë:

Nuk ka fenomen me të dhimbshëm se sa kur ata, që tundin si spaleta titujt akademikë, në çështjet më të ndjeshme kombëtare të sovranitetit dhe të integritetit territorial mbrojnë apriori qëndrimin antikombëtar të partisë së tyre dhe jo interesin e Shqipërisë.

Ndaj Shqipërisë i janë tkurrur dhe po i tkurren kufijtë.

Si nuk marrin pak shembull nga akademikët e Serbisë dhe të Greqisë, të cilët venë atdheun mbi partitë, dhe kufijtë e shteteve të tyre janë zgjeruar e po zgjerohen me territore tokësore dhe detare shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat