Kujt po i konvenojn 'ngarkimet dhe shkarkimet' nëpër borde?

Aktuale

Kujt po i konvenojn 'ngarkimet dhe shkarkimet' nëpër borde?

Nga: H.O. Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:46
Ilustrim

Analisti politik, Leon Duhanaj thotë se politika në Kosovë është e njohur për temat e tilla të ngarkimeve dhe shkarkimeve nëpër borde.

“Politika kosovare, është e përshkruar me tema të tilla, përkatësisht ngarkime e shkarkime nëpër  borde të ndryshme.  Natyrisht që kjo metodë, në radhë të parë është shfrytëzuar nga partitë e ndryshme në koalicion për pazare politike, përkatësisht rehabilitim të kuadrit partiak. Kjo nuk është aspak në rregull, por as nuk bën përjashtim. Të gjitha partitë tashmë janë provuar në pushtet, dikush me pak, e dikush me shumë, por që të gjitha e kanë keqpërdorur këtë asset”, vlerëson ai.

Duhanaj poashtu thotë se arsyeja e shkarkimeve nuk dihet po kjo duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Tani, nuk nuk mund të konkludoi arsyet për shkarkimet e sakta. Kjo punë mund dhe duhet të hetohet përkatësisht sqarohet nga organet kompetente. Nëse qeveria ka marrë vendim për shkarkime, atëherë ketë duhet ta shoqërojë me sqarimet e nevojshme, për ndryshe do të cilësohej si hakmarrje politike”, thekson Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat