Ahmet Shala tregon se a u shit 1 ari tokë për 1 euro

Aktuale

Ahmet Shala tregon se a u shit 1 ari tokë për 1 euro

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 11:12
Ahmet Shala

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar sot Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM.

Shala është pyetur për çmimin e shitjes së pronave nga AKM-ja dhe diskutimi që është bërë rreth tyre.

“Ne nuk kemi pasur përvojë në modele të privatizimit por kemi pasur fatin që i kemi pasur ekspertët më të mirë amerikan dhe evropian. Kjo është diskutuar edhe në atë kohë. Ata nuk kanë vendosur çmim. Është debatuar me të drejtë çmimi aq i ulët i pronave e sidomos ai i tokave bujqësore. Bordi i AKM-së ka pasur të drejtë që të angazhojë një hulumtues se a është i njëjti çmim edhe në treg apo jo. Kjo ka ndodhur para nënshkrimit të kontratave”, ka thënë ai.

Para anëtarëve të Komisionit ai deklaroi se për këto çështje po flet vetëm për sa i përket viteve sa edhe ai ishte pjesë e AKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat