Zbulohen detaje të reja për vdekjen e Agon Musliut në kohën e karantinës

Aktuale

Zbulohen detaje të reja për vdekjen e Agon Musliut në kohën e karantinës

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:05
Pamje nga mbledhja e Komisionit

(E plotësuar) - Koci flet për Agon Musliun: Në kontrollën e orës 12:00 askush nga ekipi mjekësor nuk e vizitoi atë

Po vazhdon intervistimi i vullnetarëve në Qendrën e Studentëve e cila gjatë fillimit të pandemisë ishte shndërruar në karantinë për të gjithë të ardhurit jashtë vendit.

Para komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit korona, ka folur njëra nga vullnetaret e kësaj qendre, Enkela Koci e cila ka treguar se si kanë qenë të ndara punët e vullnetarëve gjatë marsit e deri në mbyllje të kësaj karantine.

Koci ka folur për rastin e vdekjes së studentit Agon Musliu, i cili pasi ra nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte kishte ndërruar jetë.

Ajo tregoj se në kontrollën e orës 12:00 askush nga ekipi mjekësor nuk e kishte kontrolluar atë.

“Kam filluar punën në karantinë më 20 mars deri në përfundim me 31 maj. Detyrat nuk kanë qenë të përcaktuara dhe më vonë është ndarë ekipi mjekësore dhe e logjistikës ku kemi pasur obligim kontrollat mjekësore t’ua bëjmë të karantinuarve me pa nëse kanë sëmundje ose nevojë për barna. Kontrollat në orën 12 dhe orën 18. Atë ditë kam qenë duke marr shënime për të karantinuarit dhe kemi qenë në sallë dhe ka ardhur na kanë treguar një person ka rënë prej ndërtesës”, ka thënë ajo.

Ndërsa pas pyetjeve të deputetit Shkumbin Demalijaj, Koci ka thënë se atë ditë në ora 12:00 askush nuk shkuar te Agoni, pasi thotë se kur ka pasur raste me urgjencë, vizita te njerëzit është shtyrë.

Pas saj ka raportuar edhe një vullnetare tjetër, bëhet fjalë për Edita Sadriun e cila ka thënë se në ditën kritike Agon Musliu nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim, porse vetë nuk kishte qenë tek ai.

“Ne i kemi pasur të ndarë konviktet. Atë ditë kemi pasur fluturime të reja dhe atë ditë unë kam hyrë brenda në konvikt. Në konviktin nr 7 kam hyrë për dikë tjetër prej orës 12 deri n15 e 45 dhe kam dal e kam njoftuar ekipin mjekësorë. Agoni atë ditë nuk ka shprehur ndonjë shqetësim. Te personi që ka kërkuar asistencë kam ndejtë që mos ta lë vet derisa ka ardh ekipa mjekësore, por te Agoni skam qenë”, tha Sadriu.

Tafa: I ndjeri Agon Musliu ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9”, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ekipa vullnetare në Qendrën e Karantinës në Prishtinë, kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me vdekjen e Agon Musliu në karantinë. Ky ekip ishte i pranishëm më 2 maj në ditën kur u pranua i ndjeri në qendrën karantinë.

Laureta Tafa e cila ka qenë pjesë e ekipit vullnetar që kanë pranuar Musliun në karantinë, ka thënë se i ndjeri ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje apo nuk ka folur lidhur me shqetësimet e tij.

Ajo tha se vetëm te ekipi mjekësor i IKSHP-së ka deklaruar se para se të shkonte në Gjermani ka pasur telashe me mëlqinë, por që ka thënë se tashmë nuk ka asnjë shqetësim.

Mimoza Kusari Lila, kryetare e këtij Komisioni u interesua të di se a ka përmendi Agon Musliu se ka ndonjë dëshmi apo dokument që tregon për gjendjen shëndetësore të Agon Musliut, qoftë edhe për telashet me veshkat.

Tafa tha se ai nuk ka përmendur ndonjë dokument, pasi që të gjithë janë pyetur nëse kanë ndonjë dëshmi apo dokument që vërteton gjendjen e tyre shëndetësore.

Edhe Gent Jakupi i cili ishte vullnetar në ditën kritike te Agon Musliut tha se kontakti që kishte me të ndjerin ishte kërkimi i numrit të letërnjoftimit të cilin Musliu e kishte ditur përmendësh.

Dy anëtarët nga grupi i vullnetarëve: Agon Musliu nuk ishte ankuar për probleme shëndetësore

Ekipi i vullnetare në Qendrën e Karantinës në Prishtinë, kanë thënë se detyra e tyre ka qenë akomodimi i të ardhurave në Qendrën e Karantinës, si dhe janë kujdesur që të respektohet distanca.

Dy anëtarët nga grupi i vullnetarëve në këtë Qendër, kanë thënë se i ndjeri Agon Musliu nuk ishte shprehur se ka ndonjë problem shëndetësor.

Ata në Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë janë shprehur se për gjendjen shëndetësore të banorëve në Qendrën e Karantinës i kanë bërë nga IKSHPK-ja.

Mirjeta Ahmeti doktoreshë e mjekësisë së përgjithshme ka thënë se në se më 2 maj, nuk ka qenë në pranim e banorëve, ani pse ka qenë në punë.

“Unë ndaja detyra dhe organizoja vullnetarët gjatë karantinës. Epikin e logjistikës dhe mjekët. Një ndërrim i vullnetarëve ka punuar aq sa ka pas nevojë pa orar. Kemi punuar në mënyrë që me ndihmuar se ka pasur procedura të gjata dhe ka qenë sfiduese. Me datën 2 maj kam qenë në detyrë por jo në pranim sepse punonim me ndërrime”, tha ajo.

Njëri nga punëtorët tjerë vullnetarë në këtë qendër tha se i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë.

“Me 2 maj ishim shumë persona që kemi marr pjesë në rehatimin e të ardhurve nga aeroporti. S’ka pas shumë që kanë ardhur. Ne kemi pas detyrë me majtë rregull e rend. Me mbajte distancën. Pyetjet për gjendjen shëndetësore të të ardhurve i kanë bërë nga IKSHP. Agon Musliu s’ka pas ndonjë kërkesë të veçantë. Ai s’ka jap letërnjoftimin e ka ditur përmendsh numrin identifikues”, tha ai.

Po ashtu edhe njëra nga punëtoret tjera vullnetare në këtë qendër, ka thënë se Agon Musliu nuk është ankuar se ka ndonjë problem shëndetësor, por sipas saj ai është shprehur se para se të shkonte ne Gjermani kishte problem me veshkë.

” Ne ju kemi bërë pyetje të  ardhurve. Më kujtohet qe i ndjeri Musliu s’ka treguar se ka ndonjë problem shëndetësor. Por ka thënë  se para se të shkonte në Gjermani ka pasur problem me veshkë. S’ka dhënë ndonjë dokument që tregon se ka ndonjë problem”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat