Telekomit të Kosovës i bllokohen sërish llogaritë bankare

Aktuale

Telekomit të Kosovës i bllokohen sërish llogaritë bankare

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:34
Foto Ilustrim

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar sërish llogaritë bankare nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dradafone.net”.

Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, e ka konfirmuar.

“Po, sot në mëngjes jemi njoftuar se na janë bllokuar llogaritë nga Devollët. Për hapat që do t’i ndërmarrim, do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Është hera e dytë bllokohen llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe me 15 korrik të këtij viti, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte njohur të drejtën Z-mobile për përmbarimin e borxhit të Arbitrazhit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat