Veseli viziton Mullirin e Bërdynajve në Pejë

Aktuale

Veseli viziton Mullirin e Bërdynajve në Pejë

Nga: A.Z Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:50
foto nga vendi ngjarjes

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar Mullirin e Bërdynajve në Pejë, i cili në një postim në Facebook ka thënë se është një monument që prej tre muajsh furnizon me miell banorët e zonës.

Më tej ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës, si parti konservatore i jep shumë rëndësi konservimit të traditës së lashtë të popullit tonë jo vetëm në folklor por edhe në bujqësi e blegtori.

Postimi i plotë:

Mulliri i Bërdynajve në Radavc të Pejës është një monument i çmuar që prej tre shekujsh furnizon me miell banorët e zonës. Kjo ndërtesë historike në formë kulle, dëshmon për traditën tonë të pasur dhe cilësinë e punës së mjeshtrave popullor të ndërtimit.

Partia Demokratike e Kosovës, si parti konservatore që është, i jep shumë rëndësi konservimit të traditës së lashtë të popullit tonë jo vetëm në folklor por edhe në bujqësi e blegtori. Për këtë arsye e ka përparësi ruajtjen, promovimin dhe vazhdimin e trashëgimisë sonë duke i dhënë mbështetje të veçantë produkteve të ndryshme tradicionale artizanale kosovare sikurse janë ato që dalin nga ky mulli i lashtë.

Po ashtu përkujdesja për monumente si ky mulli dhe traditat sikurse është bluarja e drithit me fuqinë e ujit, pasuron dimensionin kulturor të ofertës sonë turistike duke e bërë Kosovën një vend akoma më shumë atraktiv për vizitorët e huaj.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat