Kurti prezanton aderimet e reja në VV, thotë se zgjedhjet janë afër

Aktuale

Kurti prezanton aderimet e reja në VV, thotë se zgjedhjet janë afër

Nga: D.RR Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:10
Kurti prezanton aderimet e reja në VV, thotë se zgjedhjet janë afër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka prezantuar aderimet e reja në partinë e tij, përcjellë “Bota sot”.

“Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku”, ka shkruar Kurti, ndërsa ka prezantuar edhe profilin dhe veprimtaritë e tyre.

Kurti ka shkruar se zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme, teksa thotë se vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur, duke paralajmëruar zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku.

Znj. Florije pas luftës migroi në Gjermani, ku edhe jeton tani me djalin e saj dhe familjen e tij. Ndërsa Valentina, e cila përfundoi studimet universitare në drejtimin e Arkitekturës në Prishtinë, migroi në mes të viteve të '90-ta në Gjermani, e në 2006 u kthye në Kosovë. Valentina është sipërmarrëse dhe themeluese e disa kompanive vendore, të cilat bashkëpunojnë me kompani të ndryshme evropiane në tregti dhe industri të lehtë.

Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat