​Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit 48 orë

Aktuale

​Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit 48 orë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:43
Kadri Shala

(E plotësuar) - Kadri Shalës, pronar i kompanisë "LDA Group", të cilit i janë transferuar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

"Konfirmojmë se me vendim të prokurorit kompetent, personit të vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh", tha ai.

Kadri Shala është dorëzuar gjatë ditës para organeve të rendit në lidhje me rastin e ‘avullimit’ të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet në Polici kryeprotagonisti i 2 milionëshit, Kadri Shala

Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar, vëllai i tij, Bedri Shala.

“Para gjysmë orë është dorëzuar vet në polici. Përkatësisht tek njësiti për Krime Ekonomike”, ka deklaruar, vëllai i Kadri Shalës, Bedriu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat