Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e 15-vjeçares në Gjilan

Aktuale

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e 15-vjeçares në Gjilan

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve A. Sh. dhe Q. P.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë dhunuar të miturën 15 vjeçare, ndonëse e kanë ditur se e njëjta është e mitur.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pasi që hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale lëndore ndaj të pandehurve, Gjykata ka ardhur në përfundim se të njëjtit po të gjenden në liri, mund të ndikojnë në njëri-tjetrin, por edhe në të dëmtuarën e mitur, duke vështirësuar ndriçimin e plotë të gjendjes faktike.

Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që është marr për bazë edhe pesha e veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat