​“Flaka e Janarit” merr statusin e mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore

Aktuale

​“Flaka e Janarit” merr statusin e mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:42
​“Flaka e Janarit” merr statusin e mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore

“Flaka e Janarit”, tashmë është bërë ngjarje tradicionale që organizohet në Gjilan. Ky manifestimi sot ka marrë statusin e mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore kulturore.

Statusi i mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore e kulturore u bë gjatë një vizite që bëri ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e cila bashkë me Lutfi Hazirin dhe zëvendësministren, Valdete Bajrami vizituan Teatrin e Gjilanit.

Nga këtu Dumoshi ka vlerësuar manifestimin “Flakës së Janarit” që bëhet tash e 29 vjet, duke thënë se trashëgimia është kujtesë e fazave të ndryshme të cilën populli i Kosovës e ka jetuar.

Dumoshi: ‘Flaka e Janarit’ është bërë trashëgimi

“Sot kemi ardh me një lajm dhe jemi në vigjilje të 30 vjetorit të ‘Flakës së Janarit’, ku për 29 vjet është bërë në trashëgimi traditë e manifestimit të ‘Flakës së Janarit’, e cila i ka katër shtyllat kryesore, pra të artit pamor, të artit skenik, artit letrar dhe artit muzikor”, ka thënë Dumoshi.

Dumoshi derisa manifestimin “Flaka e Janarit”, e vendosi në listën e trashëgimisë shpirtërore premtuar se ky manifestim do të përkrahet nga MKRS-ja.

Dumoshi: Kam marrë vendim që të ndërtojmë dosjet tona në pjesën e trashëgimisë shpirtërore

“Si ministre e kulturës kam marrë një vendim që t’i ndërtojmë dosjet tona në pjesën e trashëgimisë shpirtërore. Andaj jam e nderuar që bashkërisht me zëvendësministren të ia dorëzojmë kryetarit të komunës dosjen për trashëgiminë shpirtërore, ku si ministre kam marrë vendim që kjo të futet në listë”, ka thënë Dumoshi.

Një aktivitet si ky e bëri të lumtur të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri i cili falënderoi Dumoshin lidhur me vendimin për të futur në mbrojtje manifestimin e “Flakës së Janarit”.

Haziri: Jam i lumtur që nisa këtë javë me këtë aktivitet të jashtëzakonshëm

“Jam i lumtur që këtë javë me e fillu me një aktivitet të jashtëzakonshëm, por në mungesë të madhe të shkrimtarit Ramadan Mustafa, njeriu i cili veprave shqipe, shkrimeve shqipe ju dha vlerë, ju dha dimension tjetër, jo pse ka qenë anamorava tipik, por ka qenë shkrimtarë, publicist dhe një njëri i cili do t’i mungojë kulturës dhe kritikes shqipe në përgjithësi...Jemi në një ambient ku kemi punu shumë vite për të gjetur statusin e aktorit në komunën tonë, por tash edhe statusin e punonjësve të muzeut për ta zgjidhë bashkërisht, dhe ai objekt shkollë e muzikës ku ka qenë më herët, tash po bëhet muzeu i dytë i qytetit. Po në atë vend ka lindë “Flaka e Janarit”, si manifestim”, ka thënë Haziri.

Haziri e ka thënë se kjo është mirënjohja më e madhe e cila drangohet në kategorinë e flamurit, të qytetit dhe demokracisë që parlamenti Evropian ja ka ndarë Gjilanit, dhe në rrafshin e mirënjohjes kolektive si qytet i lirisë që është marrë nga presidenti i Republikës së Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat