Bllokohen xhirollogaritë e Telekomit

Aktuale

Bllokohen xhirollogaritë e Telekomit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:47

Llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës janë bllokuar sërish sot si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobile.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit Lamih Balaj.

“Po e vërtetë, janë bllokuar xhirollogaritë e Telekomit nga kompania Z-Mobile”, tha shkurt ai.

Media tentoi të marrë një qëndrim edhe nga Telekomi i Kosovës por deri në këto momente nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese.

Ndryshe, javë më parë, KosovaPress raportoi për një takim mes përfaqësuesve të Z Mobile dhe Telekomit të Kosovës nën monitorimin e Qeverisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje rreth borxhit prej 23 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat