OVL e UÇK-së nisin takimet me Grupet Parlamentare për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Specialen

Aktuale

OVL e UÇK-së nisin takimet me Grupet Parlamentare për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Specialen

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë nisur të takojnë Grupet Parlamentare një nga një, në Kuvendin e Kosovës për të folur rreth idesë së mundësisë që Ligji i Dhomave të Specializuara për Gjykatën Speciale, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Faton Klinaku ka konfirmuar se sot kanë pasur takim me Grupin Parlamentar të PDK-së.

Se çfarë është qëndrimi i kësaj partie ndaj kësaj iniciative të OVL UÇK-së, Klinaku ka thënë se nuk mundet të komentojë.

Megjithatë ai po ashtu ka konfirmuar se kanë pasur takim edhe me përfaqësuesit e Nismës dhe të AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat