Kryesia vendos për dy seanca të enjten, interpelancat për kryeministrin mbetet të caktohen një ditë tjetër

Aktuale

Kryesia vendos për dy seanca të enjten, interpelancat për kryeministrin mbetet të caktohen një ditë tjetër

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:50
Vjosa Osmani

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur për mbajtjen e dy seancave plenare këtë të enjte.

Kështu bëri të ditur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Ne vendosëm për seancën e radhës në konsultim me shefat e grupeve paralemtare për këtë të enjte. Do të vazhdojmë me votimin e pikave të rendit të ditës për të cilat ska pasur kuorum për vendimmarrje në seancat e kaluara. Kurse në orën 11:00 do të kemi seancë të re ku përveq deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyhetjeve palramentare do të kemi edhe disa pika tjera të rendit të ditës siç janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës, debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave, kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij Komisioni Hetimor”, ka thënë Osmani.

Sa i përket dy interpelancave të kryeministrit Avdullah Hoti, Osmani ka thënë se mbetet të caktohet një ditë tjetër.

“Sa i përket dy interpelancave për kryeministrin Hoti lidhur me përfshirjen dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020 si dhe trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur, të kërkuara nga grupi parlamentar i LVV-së, mbetet të të vazhdojmë komunikimin me kabinetin e kryeministrit për të gjetur një datë të përshtatshme. Deri tani nuk kemi pasur një pajtim të datës, do të bëjmë përpjekje që ato të caktohen në fillim të javës së ardhshme”, tha Osmani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat