Naim Miftari i reagon Ahmet Shalës: Cilit person të UDB-së, ia bleu tepihun e kuq në Shkup?

Aktuale

Naim Miftari i reagon Ahmet Shalës: Cilit person të UDB-së, ia bleu tepihun e kuq në Shkup?

Nga: N.Sh Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:27
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ia përmend Ahmet Shalës se kujt nga UDB-ja ia bleu tepihun e kuq në Shkup.

Miftari në një reagim në Facebook, shkruan se, Komisioni hetimor parlamentar është formua për t’i legjitimuar vjedhjet e bëra në AKM.

Sipas tij, Shala po gënjen.

Ai ka reaguar edhe ndaj kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Për më shumë, më poshtë u sjellim reagimin e Naim Miftarit.

Postimi i plotë:

Se kujt nga UDB-ja Ahmet Shala patrioti i blinte tepihë edhe në Shkup e pyeti unë naj rast tjetër, por para komisionit hetues i cili është formuar herët ndoshta tani është formua veç me legjitimua vjedhjet e trukimet që janë bërë në AKM .

Por Ahmet Shala sidoqoftë është ka gënjen edhe tani fort duke dashur ti mbuloj bossat e vet Thaçin, Veselin, Grabovcin, pytne për Kosova petrollin, pytne kush ishte Petroll grupi, pytne rreth INA-s të Zagrebit rafinerisë Kroate peytne në emër të kujt udhëtoj privatisht në Zagreb çka i kërkoj pales Kroate, pytne çka na kërkonte nga në Adem Grabovci, Blerim Thaçi, Ahmet Grabovci në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit pytne pse kërkonin 30% e fitimit nga ne nëse dom të zyrtarizojmë kontrabandën ligjore që kisha me Kroacinë.!

A Kadri Veselin pytne pse gënjente në KTV në televizion se unë kinse jam manipulant i naftës edhe pse kurrë në jetë as 1 litër naftë as nuk e kisha blerë as nuk e kisha shitur, pos dosjeve të UDB rreth Gani Thaçit dhe disa tjerave edhe a ishte nafta e INA_s arsye e hasmëris dhe  tentimet edhe të na eliminonin fizikisht e etiketimeve dhe tentimeve të na arrestonin me ndihmen e miqve tē tyre të UNMIK_ut që na i bëri Kadri Veseli me Hashim Thaçin dhe Adem Grabovcin !

Nëse s’keni harru mesi i 2004 ju kam than se vjen një dit kur nuk dot mundni ta luani rolin e zotit dhe patriotit.

Shtabi i përgjithshëm i multi milionerëve të UÇK, ndërsa ushtarët luftëtarët dhe eprorët e vërtetë të UÇK heqin urie për bukë dhe për kushte elementare të jetës pas luftës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat