Ndalohet për 48 orë Kadri Shala, pronari i kompanisë në të cilën u transferuan mbi 2 milionë euro të shtetit

Aktuale

Ndalohet për 48 orë Kadri Shala, pronari i kompanisë në të cilën u transferuan mbi 2 milionë euro të shtetit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:18
Foto Ilustrim

Pas intervistimit disa orësh në polici, prokurori ka marrë vendim për ndalimin e Kadri Shalës në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Pronari i kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, ku dyshohet se janë transferuar 2.1 milionë euro u vëtëdorëzua sot në polici, ndërsa lajmin për ndalimin e tij e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, me vendim të Prokurorit kompetent, personit të vetedorëzuar në Policinë e Kosovës iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, tha Kelani për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat