Sekretari i Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku, në emisionin Frontal ka folur për Gjykatën Speciale.
Klinaku ndër të tjera ka folur edhe për bastisjet që janë bërë në zyrat e Organizatës së Veteranëve nga policët e Eulexit.
Ai tha se në shtëpizën e kompjuterit të Nasim Haradinajt, të cilën e kanë konfiskuar, hetuesit mund të gjejnë vetëm këngë patriotike.
“Në kompjuterin e Nasim Haradinajt mund te gjejnë këngë patriotike. Një pajisje e të fotokopjes e kanë marrë kot, sepse ai nuk punon qe 5 vjet”, ka deklaruar Klinaku.
Më 24 shtator, policia e EULEX-it ka arrestuar krerët e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.
Një ditë më pas, EULEX-i ka bastisur zyrat e OVL të UÇK’së, ku kanë konfiskuar disa shtëpiza të kompjuterëve, kamera të sigurisë e pajisje të fotokopjes.
Krerët e OVL të UÇK’së u arrestuan nga Specialja nën dyshimet se kanë penguar drejtësinë, për shkak të publikimit të dosjeve të cilat kishin arritur në zyrat e organizatës nga persona të panjohur.