“E keni mbështetjen tonë, vazhdoni kështu - godite pamëshirshëm krimin”, vjen mbështetja e madhe për kryeministrin Hoti

Aktuale

“E keni mbështetjen tonë, vazhdoni kështu - godite pamëshirshëm krimin”, vjen mbështetja e madhe për kryeministrin Hoti

Nga: N. H Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:35
Avdullah Hoti

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, përmes një postimi në Facebook, i ka dhënë në këto momente një mbështetje të madhe kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti.

Për Tahirajn, kryeministri i Kosovës përgjatë kësaj kohë që qeverisi me vendin, tregoi shumë maturi, por dhe guxim, që sipas tij, i demantoi të gjithë.

Mes të tjerave, ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt i ka bërë thirrje të parit të Qeverisë së Kosovës që të vazhdojë edhe me tej kështu, gjersa i ka premtuar mbështetje maksimale.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Kryeministër Hoti, të quajtën me lloj-lloj epitetesh por me veprimet tuaja të matura dhe shumë të guximshme i demantove të gjitha!

Të quajtën vasal, por me veprimet tuaja vërtetove të kundërtën, se jeni i palëkundur dhe i pathyeshëm ndaj askujt!

Të quajtën i butë dhe se Kosovës nuk i duhet një kryeministër i tillë, por një kryeministër me muskuj!

Ju e dëshmuat të kundërtën se Kosovës i duhet një kryeministër që punon me kokë e jo me muskuj!

Të quajtën frikacak! Me veprimet tuaja shumë të guximshme vërtetove se je shumë i guximshëm por edhe shumë i matur. Godite pamëshirshëm krimin e organizuar mu në çerdhet e tyre si në; Postë, Doganë, Polici, KEK dhe në shumë pika tjera të krimit!

Na bëre të ndihemi krenarë kryeministër Hoti, vazhdoni tutje kështu se e keni mbështetjen tonë të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat