Prokuroria e mori 5 orë në pyetje Kadri Shalën, e pranon që u arratis drejt Turqisë

Aktuale

Prokuroria e mori 5 orë në pyetje Kadri Shalën, e pranon që u arratis drejt Turqisë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:35
Kadri Shala

Kadri Shalës, pronar i kompanisë “LDA Group”, të cilit dyshohet se i janë transferuar 2.1 milionë euro të vjedhura nga Thesari i Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Osman Hoxha, i cili në një deklarim për media pas intervistimit të Shalës nga Prokuroria, ka thënë se klienti i tij është intervistuar nga ora 12 e mesditës deri në orën 17:00.

Hoxha ka thënë se intervistimi ka qenë në përputhje me ligjin.

“Siç jeni të informuar se i njëjti ka deklaruar se vet do të paraqitet në polici dhe ashtu ka vepruar. Sot rreth orës 12 ka filluar intervistimi deri në ora 17 ka zgjatur intervistimi. Çdo gjë ka qenë konform ligjit dhe për më shumë nuk mundem të lëshohem për shkak të hetimeve. Të njëjtit Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhër për ndalim për 48 orë dhe për fazat e mëtutjeshëm do të njoftohemi me kohë”, tha ai.

Avokati i Shalës ka pranuar se klienti i tij kishte qëndruar në Turqi gjatë javës së fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat