Shyqyri Haxha lëshon 'bombën' e radhës, Ahmet Shala sërish në shënjestër

Aktuale

Shyqyri Haxha lëshon 'bombën' e radhës, Ahmet Shala sërish në shënjestër

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:04
Shyqri Haxha

Ish-shefi i PTK-së ka publikuar një dokument në të cilin e përfshinë ish- ministrin e PDK-së Ahmet Shalën si shkaktar kryesor në uljen e vlerës së Telekomit

Haxha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ministri ne fjale me vetedije te plotë e ka ndaluar projektin e faturimit duke u thirrur se ky projekt nuk do te i rris vleren PTK-së.

"Arsyet e ndalimit te projektit te faturimit nga Bosat e qeveris jane:1. Ulja e vleres se PTK-se dhe shitja e saj me qmim te ulet! 2. Lidhjet e terthorta me individ te qeveris qe kompanit qe 'vjelnin' PTK-ne duke u munduar qe ta 'shpetojn' faturimin egzistues qe kishte kolapsuar. Pra kompania (qellimish nuk po i permend emrin tash per tash) kishte lidhje te ngushta me individ te qeveris dhe keshtu i pengonte projekti i Ri i faturimit sepse PTK me nuk do te mund te vjelej dhe PTK-se do te i rritej vlera per se paku 3-Fish." ka shkruar Haxha në Facebook.

Ndryshe, Shala, lidhur me procesin e privatizimit, është duke raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me privatizimet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat