Behgjet Pacolli publikon fotografinë kur ishte në kushte të vështira financiare, ja si dukej në atë kohë

Aktuale

Behgjet Pacolli publikon fotografinë kur ishte në kushte të vështira financiare, ja si dukej në atë kohë

Nga: N.Sh Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:22
Behgjet Pacolli

Biznesmeni dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, gjatë kohës kur ishte nxënës.

Pacolli, në atë kohë, ashtu siç tregon në shkrimin e tij, thotë se ishte rritur në kushte të vështira financiare, më të vështira sesa shokët e tij të klasës.

Andaj, sipas tij, tash e kupton shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare.

Ai shkruan se, ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër, që për të kjo është një çështje e natyrshme.

Ai shkruan se, prandaj duke e kuptuar këtë gjendje, fondacioni i tij jep bursa për shumë studentë të rinj, për të sëmurët por edhe për të tjerët...

Shkrimi i plotë:

Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare.

Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat