Uk Lushi ish-luftëtari i UÇK-së: KM Hoti, Kryekuvendarja Osmani, Kryetari i LDK-së Mustafa dhe Kryetari i VV-së Kurti të reagojnë ndaj sjelljeve të këqija të Gjykatës Speciale

Aktuale

Uk Lushi ish-luftëtari i UÇK-së: KM Hoti, Kryekuvendarja Osmani, Kryetari i LDK-së Mustafa dhe Kryetari i VV-së Kurti të reagojnë ndaj sjelljeve të këqija të Gjykatës Speciale

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:28
Uk Lushi

Veprimtari dhe ish luftëtari i UÇK-ës, nga Bataljoni "Atlantiku" Uk Lushi , ka thënë se kerët e Kosovës, duhet të reagojnë, për atë që ai e ka quajtur vazhdimësi e sjelljeve të këqija të Gjykatës Speciale, që të ndryshojë skenën politike në Kosovë. Lushi, në një postim në Facebook, me komentuesit është mjaft aktive për çështje të rëndësishme aktuale , që kanë të bëjnë me Kosovën, dhe çështjen shqiptare në veçanti . Ai ka shkruar në komentin e tij në këtë reagim se e falënderoj Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi për ngritjen e zërit për Kosovën dhe qyetarët e saj. Të kërkosh transparencë, profesionalizëm dhe korrektesë nga një Gjykatë që buron nga shteti yt është gjëja më normale në botë. Sipas Lushit, duke kërkuar trasparencë nuk duhet të dalë vetëm një person nga krerët e lartë të shtetit të Kosovës, përcjell Bota sot, duke vendosur komentin e plotë të Uk Lushit:

Kërkoj nga KM Hoti, Kryekuvendarja Osmani, Kryetari i LDK-së Mustafa dhe Kryetari i VV-së Kurti të reagojnë ndaj sjelljeve të këqija të Gjykatës Speciale.

E falënderoj Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi për ngritjen e zërit për Kosovën dhe qyetarët e saj. Të kërkosh transparencë, profesionalizëm dhe korrektesë nga një Gjykatë që buron nga shteti yt është gjëja më normale në botë.

Disa shqiptarë nuk e kuptojnë që edhe shqiptarët janë njerëz që duhet të trajtohen si njerëz prandaj heshtin ndërkaq që Gjykata Speciale sillet me arrogancë dhe bën politikë me drejtësinë.

Specialja duhet të publikojë aktakuzat ose të lirojë shtetasit e Kosovës nga presioni. Ka mbi gjysmë dekade që paguhen majmë njerëzit e Speciales, nëse e kanë evidencën dhe provat, le të fillojnë gjykimet e të mos bëjnë politikë e presion mbi shtetasit e Kosovës dhe Kosovën. Në gjykatore dhe vetëm gjykatore fiton drejtësia, jo nëpër proklamata shtypi e deklarata politike siç po bën Specialja tashmë disa muaj.

Të mbrohen të drejtat e shtetasve kundër çdo diskriminimi dhe presioni është detyrë për të cilën paguajmë pushtetin dhe opozitën. Nesër mund të jeni ju caqe të arbitraritetit juridik dhe politik nga jashtë shtetit të Kosovës. Gjykata Speciale duhet ta kuptojë që pa legjitimitetin e Kosovës shndërrohet në Gjykatë Kanguri.

Gjykata është bërë të sillet si gjykatë që qëllim ka të vërtetën dhe jo politikën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat