Berisha: Publikimi i aktakuzës nga Specialja nuk është praktikë juridike

Aktuale

Berisha: Publikimi i aktakuzës nga Specialja nuk është praktikë juridike

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 21:07
Hisen Berisha

Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha ka folur për publikimin e aktakuzave nga Specialja.

Ai u shpreh se publikimi i propozim aktakuzës nga Dhomat e specializuara të Gjykatës në Hagë nuk është praktikë juridike.

Diçka e tillë, siç ndodhi në rastin e Presidentit Thaçi, sipas tij, u bë jo pa qëllim.

“Publikimi i aktakuzës nga Gjykata e Specializuar në Hagë nuk është praktikë juridike dhe se ka ardhë në kohë që e ka ndaluar Presidentin, nga udhëtimi i tij në Amerikë”, tha Hiseni.

Para dy dite, me 24 tetor, ka kaluar afati ligjor për konfirmimin ose jo të aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi, dhe Kryetarit te PDK-së, Kadri Veselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat