Nagavci e akuzon LDK-në për vjedhje të pushtetit, Qeverisë Hoti ia numëron skandalet

Aktuale

Nagavci e akuzon LDK-në për vjedhje të pushtetit, Qeverisë Hoti ia numëron skandalet

Nga: A.Morina Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:59
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Hoti.

Nagavci e pëmendi skandalin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut lidhur me nënshkrim e një tenderi me çmim trefish më të shtrenjtë. Ajo tha se nuk mund të pritet diçka më shumë nga personat që vodhën vullnetin e qytetarëve të vendit.

"Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe. Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi", u shpreh Nagavci, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Qeveria jolegjitime Hoti në aksion.

Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, Ministri i punëve të brendshme paska nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë. Raportohet se kjo kontratë është subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti, ku në votim ka marrë pjesë edhe vetë ministri Veliu.

Vetëm disa nga titujt e ditëve të fundit, pasi zt. Hoti na e tregoi frazën e njohur “ Nuk keni parë gjë akoma”

-Avullohen më shumë se sy milion euro nga Thesari i shtetit.

-Vidhet arka më shumë se 300 kg nga AVUK-u.

-Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt.

...

Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe.

Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat