Trafiku i organeve dhe “shtëpia e verdhë”? Thaçi: Shqipëria t’i drejtohet Këshillit të Europës për akuzat, të dëshmojë Nano, Majko, Mejdani, Berisha dhe…

Aktuale

Trafiku i organeve dhe “shtëpia e verdhë”? Thaçi: Shqipëria t’i drejtohet Këshillit të Europës për akuzat, të dëshmojë Nano, Majko, Mejdani, Berisha dhe…

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:04
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën tregoi detaje të pathëna në lidhje me intervistimin e tij nga Gjykata e Hagës, pas aktakuzës së ngritur për krime lufte.

Thaçi rrëfeu se është pyetur për çdo gjë, por kurrë për akuzat e rënda të trafikut të organeve dhe ekzistencën e Sshtëpisë së verdhë në Shqipëri ku edhe ndodhte trafiku, siç akuzohet në raportin e përgatitura nga hetuesi i të drejtave të njeriut, Dick Marty.

Thaçi shkoi më tej dhe tha se këto akuza të rënda përveçëse përlyejnë UCK-në, rëndojnë edhe mbi vetë shtetin shqiptar. Prandaj, ai tha se Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës.

Skënder Minxhozi: Unë jam i bindur që aktakuza është një tentativë e shëmtuar mendoj që kemi të bëjmë me një makinacion më së shumti, por pse lidershipi i Kosovës nuk i gjeti forcat dhe të inicionte një proces të brendshëm hetimi, para se ta detyronin të huajt? Po flas për një pakt të madh mbi të shkuarën që të kishte një nismë sa më të pavarur dhe objektive për të parë drejt së shkuarës.

Hashim Thaçi: Limaj e Haradinaj janë thirrur në Hagë e kanë dalë të pafajshëm, vetë OKB ka bërë hetime. Pasi shpallëm pavarësinë u instalua Eulex që vijoi hetimet, burgosjet dhe gjurmimet e njerëzve të UCK. Për 17 vite ndërkombëtarët kanë hetuar në Kosovë, ndërkohë që kosovarët s’kanë pas mundësi të hetojnë vetë pasi edhe drejtësia ka qenë nën autoritetin e ndërkombëtarëve. Njerëzit që kanë kryer gjenocid janë në Beograd. Drejtësia ndërkombëtare nuk bën përpjekje për t’i hetuar ata. Ne i dimë kush janë viktimat dhe kush agresorët.

Sa i përket intervistimit tim, dua të them se UCK ka qenë grumbullim i lirë nuk ka ndërhyrë askush me prirje terroriste, ka pas zero tolerancë, nuk janë lejuar shfaqjet radikale, pasi kurrë askush nuk do të na mbështeste.

Unë jam intervistuar për 4 pasdite, jam pyetur që momentin kur kam lindur edhe për vitin ‘88, ‘95, për çdo gjë më kanë pyetur. Raporti i Dick Marty-t atë jehonën e ka marrë me pretendimin për trafik organesh. Asnjë pyetje për trafik organesh nuk kam pasur unë. Gjithashtu as edhe një pyetje për shtëpinë e verdhë pasi nuk ka ekzistuar. Sot vetë shteti shqiptar duhet me pyet dikënd: Cfarë ndodhi? Se përmendet Shqipëria. I drejtohem qytetarëve të Shqipërisë dhe njerëzve të politikës, drejtuesve të shtetit atëherë, që flasin nëpër studio: Duhet të flasin hapur, ka pasur trafik organesh ? Ka pas shtëpi të verdhë? Cili ka qenë roli i UCK-së? Shteti shqiptar ka lejuar trafik organesh? Ka lejuar shtëpinë e verdhë dhe kampe përqendrimi? Pra, akuzohet Shqipëria këtu. Në këtë moment Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës, pasi është akuzë e rëndë. Unë si një nga të dyshuarit them le ta ftojnë Nanon për dëshmi edhe Mejdanin, edhe Majkon, edhe liderin e opozitës Berisha, edhe zotin Meta zv. kryeministër në atë kohë. Ata kanë njohuri për çfarë ndodhte në territorin e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat