Thaçi: UÇK nuk u hakmorr ndaj popullatës serbe

Aktuale

Thaçi: UÇK nuk u hakmorr ndaj popullatës serbe

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:05
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar në emisionin “Real Story”ka folur për krimet e luftës si dhe akuzat ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj.

Thaçi garanton se UÇK nuk është hakmarrë asnjëherë ndaj popullatës serbe apo individëve të caktuar, por thotë se mund të ketë pasur raste të izoluara kur individë të caktuar kanë keqpërdorur fisnikërinë e luftës për interesa personale.

Ai ndërkohë kujton se për luftën Kosovë-Serbi, deri më sot në bankën e të akuzuarve ka më shumë shqiptarë se sa serbë edhe pse gjenocidin shtetëror e kryen këta të fundit.

Qytetarët e Kosovës nuk e kanë nisur luftës se kanë dashur. Lufta është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të shoh lajme për të. Vetëm ai që e ka përjetuar e di. Çfarë është spastrimi etnik, fizik, dhunimi i grave, vrasja e fëmijëve.

“Unë personalisht ndihem krenar që një nga themeluesit e UÇK-së, që në 1992. Theksoj se duhet të mendojmë për gjencodin në Kosovë, dëboi 1 milionë qytetarë Serbia. 400 masakra kundër qytetarëve civilë shqiptarë, 20 mijë gra i dhunoi, vranë 1 mijë e 300 fëmijë si dhe dëme ekonomike. Përmasat janë të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Me përjashtim të një aktakuze ndaj Millosheviç, ndodhi një amnisti ndaj gjenocidit, e padrejtë. Edhe nëse i sheh paralelet, sot për fat të keq kemi më shumë të akuzuar shqiptarë se sa serbë. Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, luftë ekzistencë, liri e pavarësi. E drejtë. S’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës”, ka thënë Thaçi.

“S’ka ndodh asnjë rast apo sulm ndaj monumenteve serb, asnjë rast hakmarrjeje. Individë të caktuar po, që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës, por UÇK vetë jo. Tjetra Serbia ka luftuar si shteti, kurse Kosova vullnetare, të studentëve, fshatarëve, punëtorëve, të gjithë që kanë dashur t’i bashkohen UÇK-së. Tendenca sot për të rishkruar historinë është e rrezikshme, agresore ose okupatore të bëhet viktimë është e padrejtë. Edhe këtë çmim që do e paguajë Kosova të lirisë, proces jo i lehtë, por do e kalojmë faqebardhë”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat