10 euro taksë për hyrje në Prishtinë, reagon Smajl Latifi

Aktuale

10 euro taksë për hyrje në Prishtinë, reagon Smajl Latifi

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 00:08
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar propozimin e një tarife për qytetarët e komunave tjera që do të hynin me makina në Prishtinë. Thotë se një vendim i tillë i takon kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës, por se ai mendon se nuk është koha për të ndërmarrë një hap të tillë.

“Mendoj se nuk është momentumi i përshtatshëm edhe ndoshta nuk është mirë që me i dhënë vetës të drejtë që për veprimet e një kryetari të zgjedhur të Komunës siç është Shpend Ahmeti, po sidoqoftë mendoj se duhet të behet një analizë më e thellë, më e gjerë që të vijmë deri te një qëndrim”, tha Latifi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun’ në RTK.

“Besoj që i takon zAhmeti dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës që të konsultohet shumë më shumë edhe me ekspertë edhe me kuadri të fushës por edhe të analizojë edhe më drejtë se ku gjendemi ne si shtet si komuna sepse pastaj edhe komunat tjera e ndjekin këtë shembull dhe nuk mendoj se jemi në momentin më të mirë që të vendosim tarifa ose ngarkesa për qytetarët që janë jashtë Prishtinës”, shtoi ai.

Por a do t’i vendoste reciprocitet Rahoveci kryeqytetit?

“Do të ishte mirë më vendos reciprocitet me ata që na bëjnë dëm neve. Dëmi vjen përtej Merdares, përtej kufirit”, tha Latifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat