Kryetari Mustafa përkujton veprimtarin, Ukë Bytyçi

Aktuale

Kryetari Mustafa përkujton veprimtarin, Ukë Bytyçi

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 08:55
Isa Mustafa

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 18 vjetorin e vrasjes përkujton veprimtarin e LDK-së, ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçin. 

“Sot, bëhen 18 vite nga vrasja, e kryetarit të Komunës së Suharekës, veprimtarit dhe patriotit të pashoq, Ukë Bytyçi. 

Uka ishte një personalitet i veçantë, i urtë e modest, punëtor dhe shumë i afërt me të gjithë qytetarët, kjo u dëshmua edhe në fitoret e tij plebishitare. Ai ishte një prej themeluesve të LDK-së, kryetar shumëvjeçar i LDK-së në Suharekë, mik i afërt i Presidentit Rugova dhe pjesë e plejadës së burrave të mëdhenj që dhanë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Menjëherë pasi ai shënoi fitore në Suharekë, u qëllua pabesisht nga shkrepjet e disa keqdashësve që nuk ia donin të mirën as LDK-së, Suharekës dhe as Kosovës dhe vrasja e tij ishte mënyra e vetme për ta mposhtur atë në fitoret e vazhdueshme të tij. Vrasja e tij ishte një goditje e rëndë për Kosovën dhe institucionet e saj. 

Ukë Bytyçin do ta kujtojmë përherë si pishtar i demokracisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. 

Edhe pse kanë kaluar 18 vite nga vrasja e pabesë e tij, mbetet dhimbja e madhe jo vetëm për familjen Bytyçi, por edhe për LDK-në dhe gjithë Kosovën, që humbi burrin e madh të Suharekës, liderin e përmasave kombëtare, Ukë Bytyçin. 

Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat