A do të izolohet sërish Prishtina, sot takohen Zemaj e Ahmeti

Aktuale

A do të izolohet sërish Prishtina, sot takohen Zemaj e Ahmeti

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:11
Zemaj dhe Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë ka deklaruar se duke e parë rritjen e numrit të rasteve në shtetet e rajonit, brenda 7-10 ditësh Kosova mund të përballet me një krizë të re.

Ndërkohë që Komuna e Prishtinës po vazhdon të përballet me numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19, Ahmeti do të takohet sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të diskutuar në lidhje me gjendjen aktuale me koronavirus në kryeqytet.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi mbrëmë deklaroi se aktualisht në kryeqytet janë 800 raste aktive me koronavirus.

Ai ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve të sëmundjes infektive, në mënyrë që zbulimi i sa më shumë rasteve të reja do ta pengonin përhapjen e mëtejme.

Megjithatë, Gashi ka përjashtuar mundësinë e një mbylljeje totale në Prishtinë, duke thënë se kufizimi i orarit të lëvizjes nuk ka sjellë ndonjë rezultat të madh në të kaluarën.

Që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars e deri më tash në Komunën e Prishtinës janë konfirmuar 5 mijë e 860 raste me koronavirus, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 80 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat