Zemaj thotë se gjendja në spitalet e Kosovës është stabile

Aktuale

Zemaj thotë se gjendja në spitalet e Kosovës është stabile

Nga: A.Morina Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:27
Foto gjatë takimit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook ka treguar se ka mbajtuar takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme si dhe të ShSKUK-së.

Zemaj tha se gjendja në spitalet e Kosovës është stabile.

"Tash për tash, situata në spitalet tona është stabile, por, jemi të vëmendshëm. Përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë, për shkak të virusit. Asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve nuk mund të bëhet në spitale e as QKUK", deklaroi Zemaj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Kam takuar drejtorët e spitaleve të përgjithshme si dhe të ShSKUK-së, për t’u njohur me gjendjen e spitaleve si dhe përgatitjet për situatën epidemiologjike. Tash për tash, situata në spitalet tona është stabile, por, jemi të vëmendshëm.

Përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë, për shkak të virusit. Asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve nuk mund të bëhet në spitale e as QKUK.

Spitalet e përgjithshme në asnjë moment nuk mund ta ngarkojnë QKUK-në, duke udhëzuar rastet. Pacientët që mund të marrin trajtimin e duhur në spitalet rajonale, duhet të mbesin aty.

Llogaridhënia me transparencën janë të pandashme në punën tonë ditore, ky është edhe detyrimi i secilit menaxher e drejtues në sektorin publik.

Tashmë kur po hyjmë në një fazë të re të përgjegjësisë, pres nga secili përgjegjës që të jetë në nivelin e duhur, rritmi i punës nuk do të ulet, puna do të vazhdoj me përkushtim të shtuar.

Kemi shtuar edhe 200 mjekë si dhe 375 staf mbështetës të fushave të ndryshme, ndërsa në specializime edhe rreth 1500 mjekë të tjerë.

Bashkë ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat