E tmerrshme: Libri i klasës së katërt i mëson nxënësit e Kosovës si të shkojnë në diskoteka

Aktuale

E tmerrshme: Libri i klasës së katërt i mëson nxënësit e Kosovës si të shkojnë në diskoteka

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:52
E tmerrshme: Libri i klasës së katërt i mëson nxënësit e Kosovës si të shkojnë në diskoteka

Që nga paslufta e deri më sot, Ministria e Arsimit në Kosovë, ka paguar miliona euro për libra shkollorë me përmbajtje skandaloze për shumë lëndë dhe fusha.

Një libër i tillë është ai Gjuhës Shqipe, klasa e 4-të, botim i Dukagjinit, me autor Bahri Becin, ku në faqen 37 të këtij libri, gjendet një tekst skandaloz dhe me përmbajte jo të përshtatshme, për grupmoshat që mësojnë në këtë libër.

Që në këtë moshë, nxënësit mësojnë për klubet e natës dhe duke mos mjaftuar kjo, atyre u jepet hapësirë të mëndojnë edhe për aktivitete të ngjashme që ata do të donin të zhvilloheshin në lagjën ku jetojnë.

“Kam dëgjuar që në lagjen tonë do të ndërtohet një diskotekë. Sa mirë do të ishte! Do të shkojmë…” është vetëm njëra nga fjalitë skandaloze të këtij teksti.

Tutje, në tekst, nxitet imagjinata e nxënësve 9 vjeçar se çka do të ndërtonin në prani të një objekti fetar, duke e veçuar vetëm njërin objekt të një feje të caktuar (xhaminë), duke e ditur se ne jemi shtet me përkatësi multietnike dhe fetare.

Kjo nuk është hera e parë që librat shkollor në Kosovë kanë përmbajte skandaloze, pasi ndërvite u raportuan shumë raste të tilla.

Njëra ndër skandalet aktuale me tekstet shkollore, vazhdon të jetë ai i hartimit të teksteve mësimore historike të publikuara nga CDRSEE e Selanikut, ku Kosova gruaja shqiptare paraqitet e paarsimuar, e deri tek kamuflimi i masakrës së Reçakut, si konflikt, pavarësisht se Kosova përfaqësohej nga Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari dhe Fehmi Rexhepi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat