Ky është braziliani që mbështet Vetëvendosjen, Kurti bisedon me të

Aktuale

Ky është braziliani që mbështet Vetëvendosjen, Kurti bisedon me të

Nga: M.H Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:59
Albin Kurti

Kreu i VV-së, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka treguar që është takuar me Gabriel Tupinambá, hulumtues post-doktoral në Universitetin Federal të Rio de Janeiro, si dhe psikanalist klinik në Rio de Janeiro të Brazilit.

Kurti takimin e mbajti në mënyrë virtuale të cilët diskutuan për , diskutuam për situatën politike në Kosovë, si dhe për reformën organizative brenda LVV-së, transmeton “Bota sot”.

Tupinambá e ka mbështetur publikisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit, shprehët më tej Kurti.

Postimi i plotë

Gabriel Tupinambá është hulumtues post-doktoral në Universitetin Federal të Rio de Janeiro, si dhe psikanalist klinik në Rio de Janeiro të Brazilit. Tupinambá e ka përfunduar doktoratën në filozofi në European Graduate School, dhe është autor i shumë punimeve në filozofinë kontinentale, teorinë dhe praktikën psikanalitike, si dhe strategjitë e organizimeve politike. Me Agon Hamzën, ish këshilltar politik, zhvillova një takim virtual me z. Tupinambá, libri i radhës i së cilit “The Desire of Psychoanalysis: Exercises in Lacanian Thinking”, botohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë këtij takimi, diskutuam për situatën politike në Kosovë, si dhe për reformën organizative brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Biseduam për përvojën tonë qeverisëse në pranverën e këtij viti si dhe për punën tonë në hartimin e qeverisjes alternative në pesë shtyllat e saj.

Tupinambá e ka mbështetur publikisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit. Ne do vazhdojmë të mbetemi në kontakt për të bashkëpunuar në çështje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat