Bajqinovci e pyet ministrin Veliu se a i ka hetuar Task Forca tenderat e tij, ky i fundit nuk përgjigjet

Aktuale

Bajqinovci e pyet ministrin Veliu se a i ka hetuar Task Forca tenderat e tij, ky i fundit nuk përgjigjet

Nga: A.Morina Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:22
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi ky i fundit refuzoi të paraqitet para komisionit parlamentar për siguri dhe mbrojtje.

Bajqinovci përmes një postimi në facebook tregoi se ka kërkuar që të informohet nëse Task Forca Kundërkorrupsion e shuar, ka hetuar apo jo tenderët e MPB-së të kësaj qeverie.

"Ministri i MPB-së nuk po i përgjigjet komisionit për siguri dhe mbrojtje edhe pas ftesës që po i bëhet", deklaroi Bajqinovci, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Si anëtar i komisionit për siguri dhe mbrojtje, kam kërkuar që të informohem se kjo Task Forcë Kundërkorrupsion e shuar, ka hetuar apo jo tenderët e MPB-së të kësaj qeverie.

Ministri i MPB-së nuk po i përgjigjet komisionit për siguri dhe mbrojtje edhe pas ftesës që po i bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat