Rrëfim i rrallë i Fatmir Limajt: Si u përballa dhe çka i thashë në ashensorin e Hagës, Sllobodan Millosheviqit

Aktuale

Rrëfim i rrallë i Fatmir Limajt: Si u përballa dhe çka i thashë në ashensorin e Hagës, Sllobodan Millosheviqit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:52
Fatmir Limaj

Fatmi Limaj që në kohë lufte njihej si komandant Çeliku, ka rrëfyer për Çim Pekën për herë të parë një histori të shkurtët të takimit të tij me Sllobodan Millosheviqin në ashensorin e Hagës.

Për herë të parë, Limaj ka treguar se çka i ka thënë kasapit të Ballkanit në ballafaqimin e tij dy minutash.

Ai mban mend në detaje çdo gjë.

Sipas Limajt, ishte dita e vizitës së familjarëve e cila e përballi me Millosheviqin.

“Sapo kishim përfunduar që të dy vizitat familjare dhe u ndeshëm të vetëm në ashensor”, ka rrëfyer Lumaj për Pekën.

Ishte ky momenti kur Millosheviq ia kishte zgjatur dorën për ta përshëndetur Limajn.

Por ishte refuzuar keq...

 “Ma zgjati dorën dhe deshi me më përshëndetë, por un e refuzova e i thashë se arsyeja e vetme pse jemi këtu je ti, nuk mund ta zgjas dorën sepse ka gjak në mes”, ka vazhduar rrëfimin e tij Limaj.

Fatmir Limaj kujton fjalë për fjalë se çka saktë i ka thënë njeriut që ka kryer krime mbi popullin e Kosovës.

“Duke e parë atë njeri kam parë vuajtjet e njerëzve të mi. Edhe i ka thënë se nuk ia zgjas dorën një njeriu që ato duar i ka të përlyera me gjak”.

“Nuk kam mundur tija zgjasë dorën e të bëhem sikur nuk ka ndodhur asgjë mes nesh. Me të tjerët kam komunikuar por me atë jo asnjëherë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat