Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së, Kryeziu: Sot ne shohim se vendi ynë asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së

Aktuale

Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së, Kryeziu: Sot ne shohim se vendi ynë asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:17
Taulant Kryeziu

Sot janë bërë pesë vjet që nga nënshkrimi i MSA-së.

Taulant Kryeziu nga VV, ka thënë se, deri më sot Kosova është dashur të siguroj një zbatim të avancuar të MSA-së dhe të jetë në rrugë të mbarë drejt statusit të vendit kandidat mirëpo Raporti i Vendit konfirmoi se ka pasur progres të kufizuar në zbatimin e MSA-së dhe Agjendës Evropiane të reformave.

Andaj, shohin se vendi ynë asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së dhe Kosova asnjëherë më e izoluar, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Postimi në Facebook:

Kanë kaluar pesë vite që nga nënshkrimi i MSA-së. Deri më sot Kosova është dashur të siguroj një zbatim të avancuar të MSA-së dhe të jetë në rrugë të mbarë drejt statusit të vendit kandidat.

Në vend të kësaj, Raporti i Vendit konfirmoj se ka pasur progres të kufizuar në zbatimin e MSA-së dhe Agjendës Evropiane të reformave. Sot ne shohim se vendi ynë asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së. Niveli i zbatimit të reformave Evropiane asnjëherë nuk ka qenë më i ulët. Ndërsa, Kosova asnjëherë më e i izoluar

Në vazhdimësi kjo klasë politike e humbësve ka refuzuar të zbatoj reformat Evropiane:

- Në vitin 2016, Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-se, kishte 1,347 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741 masa, apo 55% të programit.

- Në vitin 2017, Programi kishte 967 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 600 masa, apo 62% të programit.

- Në vitin 2018, Programi kishte 532 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 362 masa, apo 68% të programit.

- Në vitin 2019, Programi kishte 401 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 204 masa, apo 51% të programit.

- Në vitin 2020, Programi kishte 206 masa, dhe qeveria në këtë vitë ka dështuar në tërësi të monitoroj zbatimin e MSA-së.

Rruga jonë drejt BE-së, kryefjalë e ka sundimin e ligjit, me këtë qeveri pa legjitimitet qytetar e pa legalitet kushtetues nuk ka perspektiva evropiane për Kosovën

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat