Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së,Tahiri: Nuk punam si duhet për t’i përmbushur obligimet që Kosovës t’i hapej rruga për antarësim

Aktuale

Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së,Tahiri: Nuk punam si duhet për t’i përmbushur obligimet që Kosovës t’i hapej rruga për antarësim

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:56
Edita Tahiri

Edita Tahiri ka kujtuar kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Stabilizim Asocimit që i haptë rrugën zytrare Kosovës për integrim evropian.

Ajo përmes një shkrimi, ka thënë se, ky ishte dështimi jonë sepse nuk punuam si duhet për t’i përmbushur obligimet që Kosovës t’i hapej rruga për antarësim.

Postimi në Facebook:

Ishim shume te gezuar pese vjet me pare kur e nenshkruam Marreveshjen Stabilizim Asocim qe vendosi Kosoven ne rrugen zyrtare te integrimit evropian. Por nuk punam si duhet per ti permbushur obligimet qe sot do ti mundesonin Kosoves hapjen e rruges per antaresim. Dhe kjo pune ka qene e jona, e institucioneve te Kosoves. Derisa me te drejte fajesojme BE per mosliberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves, per punen e MSA fajet dhe deshtimet jane tonat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat