Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka komentuar marrëveshjen për operacionalizimin e pikës kufitare në Merdare.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas marrëveshjes së 4 shtatorti, prezenca fizike e shtetit serb është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës.
"Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër", deklaroi Mulhaxha Kollçaku, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër.
Nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme në pjesën më të madhe dhe asnjë komunikim mes dy palëve.