Skandaloze: Një fëmijë palestinez rrahet nga Policia e Kosovës, avokati Halilaj paralajmëron padi

Aktuale

Skandaloze: Një fëmijë palestinez rrahet nga Policia e Kosovës, avokati Halilaj paralajmëron padi

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:04
Këmbët e fëmiut palestinez

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka publikuar një fotografi të një fëmiu palestinez i cili është rrahur brenda Stacionit të Policisë së Kosovës.

Halilaj thotë se, ky fëmijë i ikur nga Palestina ka kërkuar pesë herë strehim në kampin e refugjatëve në Kosovë por nuk ia kanë hapur derën.

E tash, sipas tij, e kanë rrahur në Polici por as nuk e kanë dërguar për trajtim në QKUK.

Avokati ka paralajmëruar padi për këto institucione të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Vëllezër, këto këmbë janë të një fëmiu palestinez, i ikur nga lufta Gaza-Palestinë.

Pesë (5) herë ka kërkuar strehim tek kampi refugjatëve dhe s' ja kanë hapur derën.

Mbrëmë është rrahur nga policia brenda stacionit policor, ani pse duke luftuar për jetën dhe ende nuk është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.

Me ketë logjikë të institucioneve: Harrone anëtarësimin në BE, NATO, OKB etj.

A s'jemi ne vet ata, qe para pakë viteve kërkonim Strehim, a s' jemi ne vet ata qe, sot me na kthye shpinën bashkësia ndërkombëtare, përsëri duhet të kërkojmë, athu me çfarë fytyre do iu trokasim në derë shteteve tjera.

Institucione të zbatimit të ligjit, përgatituni mu përballë me një kallëzim të fort penal.

Pse është fëmijë dhe s' është djali i ndonjë politikani apo komandanti, mbi të gjitha është njeri, dhe KURR nuk lejoj që njerëzit mu trajtua si SKLLAV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat