Nesër fillojnë punën infermierët e rinj, në QKUK dhe në spitalet rajonale

Aktuale

Nesër fillojnë punën infermierët e rinj, në QKUK dhe në spitalet rajonale

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:15
Pamje nga takimi

Infermierët e rinj, të cilët nënshkruan kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë, të punësuar në kuadër të projektit të mbështetur nga Banka Botërore, do të fillojnë nesër punën në QKUK dhe në spitalet rajonale, varësisht nga nevoja.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se kontributi i infermierëve të rinj është i mirëseardhur.

Sipas tij, puna e bërë do të jetë treguesi më i mirë që infermierët e rinj e kanë merituar të jenë pjesë e sistemit shëndetësor.

“Për mua, jeni shumë të mirëseardhur të çmueshëm në këtë kohë. Ne ju presim me kënaqësi. Inkuadrimi i juaj në sistemin shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, sidomos në kohën kur po përballemi me virusin COVID-19”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat