​Krasniqi tregon se nesër do të nisin punën infermierët e rinj

Aktuale

​Krasniqi tregon se nesër do të nisin punën infermierët e rinj

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:21
​Krasniqi tregon se nesër do të nisin punën infermierët e rinj

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet rajonale nesër do të fillojnë punën infermierët e rinj.

Punën do të nisin infermierët e rinj, të cilët kanë nënshkruar kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë, e që punësuan me projektin e mbështetur nga Banka Botërore, për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se kontributi i infermierëve të rinj është i mirëseardhur.

Sipas tij, puna e bërë do të jetë treguesi më i mirë që infermierët e rinj e kanë merituar të jenë pjesë e sistemit shëndetësor.

“Për mua, jeni shumë të mirëseardhur të çmueshëm në këtë kohë. Ne ju presim me kënaqësi. Inkuadrimi i juaj në sistemin shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, sidomos në kohën kur po përballemi me virusin COVID-19”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat