Skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove, Miftaraj ka një thirrje për zyrtarët e Ministrisë së Financave

Aktuale

Skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove, Miftaraj ka një thirrje për zyrtarët e Ministrisë së Financave

Nga: G.B Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:39
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar lidhur me rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove, derisa thotë se rasti është në procedurë penale, e në Ministri të Financave nuk ka vullnet askush të japë dorëheqje, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të njëjtët zyrtarë së paku nuk duhet të dalin në media për spektakël.

Miftaraj ka thënë se Prokuroria do të duhej të kërkonte nga të njëjtët që mos të deklarohen publikisht në këtë fazë të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe mos dëmtimit të provave.

Postimi i tij i plotë:

Krejt mbrapsht!

Rasti i 2 milionëshit është në procedurë penale. Nëse në Ministrinë e Financave nuk ka vullnet askush me jap dorëheqje, së paku për arsye morale apo etike, për krejt gabimet dhe shkeljet potenciale që kanë ndodhur, atëherë të njëjtët zyrtarë së paku nuk duhet të dalin në media për spektakël.

Prokuroria do të duhej të kërkonte nga të njëjtët që mos të deklarohen publikisht në këtë fazë të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe mos dëmtimit të provave.

Shumë shumë sakrifica kemi kaluar me formu shtet, por shumë e shumë përpjekje, vullnet, punë, angazhim e dashni duhet me pas me mbajt shtetin.

Për sakrificë janë dëshmuar gjenerata e gjenerata. Për vullnet, punë e dashni me mbajt shtet po dëshmohemi për ditë se na mungon me shumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat