Ngritet aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe skemave piramidale

Aktuale

Ngritet aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe skemave piramidale

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:38
foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentit Special, kundër 29 të pandehurve për veprat penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.

Të akuzuarit janë: S.K. A.D. A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. N.E. N.E. H.E. B.B. T.D. D.SH. B.S. A.H. A.L. B.I. P.N. A.B. A.R. I.J. I.V. S.B. S.B. R.N. B.M. B.K.

Ata dyshohet se në bashkëkryerje, nga data e pacaktuar në vazhdimësi deri më 15.12.2017, duke vepruar në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit, me qëllime përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore, organizuan lojëra të fatit për të cilat nuk ka qenë e dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë që me rastin e kontrollimit nga ana inspektoreve të ATK-së, dhe pjesëtareve të PK-së/DHKO, në bizneset e të pandehurve, janë gjetur dhe konfiskuar automate për të cilat nuk kanë pasur licencë apo leje.

Nga provat në dispozicion, rezulton se tani të pandehurit për një periudhë të gjatë kohore janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të fituara, ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, kanë realizuar aktivitetin e tyre kriminal përmes ushtrimit në mënyrë të kundërligjshëm të aktivitetit biznesor të kazinove, e më pas duke realizuar transaksione të ndryshme financiare nga mjetet e siguruara nga aktiviteti i tyre kriminal, ku të pandehurve iu janë gjeneruar të ardhura në shuma të larta milionëshe, duke përmbushur elementet e veprës penale të shpëlarjes së parasë.

Në aktakuzë i është propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat