Analisti politik del hapur për Joe Biden: “Mezi po pres të fitojë” – tregon në rast të fitores se çfarë do të blejë

Aktuale

Analisti politik del hapur për Joe Biden: “Mezi po pres të fitojë” – tregon në rast të fitores se çfarë do të blejë

Nga: N. H Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:25
Joe Biden

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka dalë hapur për kandidatin demokrat Joe Biden.

Shala me ironi ka thënë se që 33 vjet është duke e pritur fitoren e demokratit Biden.

Madje, ai shkon aq larg sa thotë se do ta lë punën, pasi me fitoren e Biden, ky i fundit do merret vetëm me shqiptarët.

Ja shkrimi i tij:

Menxi s'po e pres ditën kur ka me fitu Bideni. Që 33 vjet jom tu e pritë qet ditë që me e lonë punën, me e lonë politikën edhe me te ble ni kauq me standarde evropiane që me t'ja futë gjumë edhe mo mos mu mërzitë për kurgjo.

Sepse, i sigurt jom që Bideni për neve shqiptarëve po donë mu zgjedhë president. Dhe poashtu jom i sigurt që ai punë tjetër nuk ka pos mu marr me neve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat