Agim Veliu i reagon Xhelal Sveçlës, flet dhe për tenderët që po hetoheshin nga Task-Forca

Aktuale

Agim Veliu i reagon Xhelal Sveçlës, flet dhe për tenderët që po hetoheshin nga Task-Forca

Nga: A.Z Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:30
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Agim Veliu përmes një postimi  në Facebook, ka reaguar ndaj Xhelal Sveçlës, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj tij, për tenderët që po hetonte Task Forca Antikorrupsion, derisa ka hedhur poshtë lajmet se tenderët ishin të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu ka thënë se ai në vend se të turpërohet që la qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente të tjera personale, po bënë përpjekje me gënjeshtra me qëllim të manipulimit të opinionit publik për këtë proces, përcjell Bota sot.

Më tej ka thënë se në  vend se të jap llogari për kasafortën ku gjendeshin dokumentet të  klasifikuara që e la të hapur kur doli, e jo të hedh akuza ndaj tij, për gjëra që nuk kanë të bëjnë me të.

Postimi i plotë: 

Xhelal Sfeçla me shokë, në vend se të turpërohet që la qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente të tjera personale, po bën përpjekje dëshpëruese, të shoqëruara me gënjeshtra, me qëllim të manipulimit të opinionit publik për këtë proces.
 
Njeriu, i cili gjatë qëndrimit të tij në MPB, nuk kreu asnjë punë përveç që dha leje të lëvizjes për dostat e tij, në vend se të jap llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku gjendeshin dokumente të klasifikuara që e la të hapur kur doli, gjen kohë dhe pa fije turpi del në një emision dhe hedh akuza për procedura e tenderë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me mua. 

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju informoj se procedura e prokurimit për “Furnizim emergjent me targa të automjeteve” nuk bëhet në baza mujore, ndërsa çmimi i tyre caktohet në bazë të targave për njësi.

Furnizimet emergjente me targa janë me çmime më të lira, krahasuar me kontratën e rregullt të vitit 2016, pra është i pavërtetë pretendimi se procedurat e tjera kanë çmimin tri herë më të shtrenjtë.

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes procedurës së hapur ka iniciuar aktivitetin e prokurimit “Furnizimi me targa të automjeteve” në vitin 2018, vit në të cilin unë nuk isha ministër. 

I njëjti aktivitet është në procedurë ankimore dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, Autoriteti Kontraktues nuk mund të iniciojë dy aktivitete të prokurimit për të njëjtën çështje në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat